Ishte shumë e vështirë të arrihej një marrëveshje dhe sakrifica e klubit besohet se ishte e madhe. Barcelona e deshi me çdo kusht rinovimin e kontratës me portierin Ter Shtegen, aq sa pranoi një rrogë tepër të madhe për gjermanin, mjaft që të mos largohej nga “Kamp Nou”. Nuk jepet shifra zyrtare e pagës vjetore, ndonëse flitet për 18 milionë euro në sezon, por thuhet se Ter Shtegen do të jetë i dyti më i paguari në skuadrës pas Lionel Mesit, ndërsa akordi është 5-vjeçar. Presidenti Bartomeu pranoi sakrificën ndonëse klubi dëshiron të ulë barrën e rrogave për shkak të krizës financiare. Ter Shtegeni cilësohet si një nga elementët kyç të rikthimit të skuadrës drejt majave nën drejtimin e trajnerit Ronald Kuman. Ai kërkohej nga Bajerni (më herët) e Çelsi.
Sfidanti.al