Juan Mata refuzon superofertën dhe qëndron te Manchester United

Juan Mata nuk dëshiron të largohet nga Manchester United. Futbollisti spanjoll ua bëri të ditur vendimiun e tij babait të tij dhe drejtuesve arabë që hynë në kontakt me të për t’i bërë një superofertë për të birin. Juan Matas i pëlqen skuadra në Old Trafford dhe beson te projekti i këtij sezoni.

Oferta e parë që i bënë babait të Juan matës për të siguruar shërbimin e futbollistit ishte për një pagë prej 16 milionë Euro. Por kur iu bënë të ditur se Mata dëshironte qëndrimin te Djajtë e Kuq, oferta arabe u rrit deri në 20 milionë Euro, por edhe në këtë rast përgjigjja ishte negative  me futbollistin që qëndron te Manchester United sepse dëshiron të luajë në nivelet maksimale me skuadrën angleze

Juan Mata mendon se Manchester United mund të zhvillojë një sezon pozitiv pavarësisht goleadës së pësuar në ndeshjen me Tottenhamin. Në të njëjtën kohë spanjolli beson se klubi ka përgatitur një plan të mirë dhe është i bindur se Manchester United është në gjendje që të fitojë ndonjë trofe.

Sfidanti.al