Kristiano, një ndeshje në Paris, një foto skuadre dhe koronavirus!

Është shumë i lehtë që të merret, ndonëse siç thuhet nëpër botë, “Kovid 19 nuk vret milionerët”. Ka ndodhur që ndonjë prej tyre ka humbur edhe jetën, por shumica ia kanë dalë dhe pritet që kështu të bëjë edhe Kristiano Ronaldo. Superylli i futbollit u njoftua zyrtarisht si i infektuar me koronavirus, ndërsa ndodhet në grumbullim me kombëtaren e tij të Portugalisë. Kjo ndodhi dy ditë pasi CR7 ishte në fushë si kapiten në ndeshjen ndaj Francës në Paris në Ligën e Kombeve, dhe një ditë para ndeshjes që do të luhet ndaj Suedisë në po këtë konkurrim. Disa orë para se të konfirmohej testi pozitiv, Kristiano postoi foton e bërë në grup me shokët e skuadrës. Mësohet se Ronaldo u largua nga ekipi kombëtar dhe u vendos në izolim, ndërsa është në dyshim për ndeshjet e radhës edhe të Juventusit. Kampionët e Italisë luajnë në 17 tetor në fushën e Krotones, pastaj në datë 20 shkojnë në fushën e Dinamos së Kievit për Championsin, ndërsa në 25 tetor pret Veronën në Torino për Serinë A.

Sfidanti.al