Duket se e teproi pak dhe në krahun tjetër nuk e duruan aspak. Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamixhiç, u shpreh i habitur dhe i zemëruar që ylli i Dortmundit, Marko Rojs, u largua nga kombëtarja e Gjermanisë, dhe pas pak ditësh ishte në fushë për Borusian ndaj Leverkusenit në Bundesligë. “Nuk është se më përket, – tha ai, – por, nuk kuptoj sesi një lojtar mund të largohet nga kombëtarja dhe pas 4 ditësh të luajë me ekipin e klubit”. Drejtori sportiv i Dortmundit, Mikael Cork, nuk e duroi këtë “futje hundësh” dhe u përgjigj. “Ç’punë ka Salihamixhiçi që merret me lojtarët tanë, – tha ai, – çfarë i duket vetja atij”. Në të vërtetë, siç theksojnë mediat gjermane, Salihamixhiçi harroi të thoshte se edhe Tomas Myleri u largua nga kombëtarja dhe luajti për Bajernin ndaj Lajpcigut. Jo vetëm kaq, por edhe që trajneri i Gjermanisë, Hansi Flik (ish-trajner i Bajernit) e tha qartë se Rojsi mund të luante për Dortmundin për pak ditë.
Sfidanti.al