Murinjo arrin 1 000 fitore në karrierë, por Roma s’ka objektiv të qartë!

“Nuk ce problema”, ishte banderola (në foto) në tribunën e stadiumit “Olimpiko” që përshëndeti “bandën” e Zhoze Murinjos që fitoi në frymën e fundit në Serinë A. Roma ia doli në minutat shtesë me anë të Stefan El Sharauit, dhe kjo do të thotë se Zhoze Murinjo e kremtoi me sukses ndeshjen numër 1 000 në karrierë si trajner. Sasuolo u mund 2-1 me golat e shënuar nga Kristante (37’), Gjuriçiç (57’) dhe El Sharaui (90’+2). Mou ka 648 fitore, 204 barazime dhe 158 humbje, duke fituar rreth 64 për qind të pikëve, një nivel vërtet shumë i mirë. Përsa i përket Romës, ajo është në krye të Serisë A me 3 fitore në 3 ndeshje, dhe me golaverazh 9-2, më të mirë sesa Milani e Napoli.

Murinjo ka 25 trofe në karrierë, një nga më të suksesshmit në histori, ndërsa me Romën nuk dihet mirë se çfarë mund të arrijë. “Ne jemi ndryshe nga Interi, Juventusi apo Milani që kanë objektiva të përcaktuara, – tha portugezi para ndeshjes, – ne nuk mund ta themi se cili është me siguri objektivi ynë, por gjithmonë ne do të luajmë për të fituar”.

Sfidanti.al