Komplimenti i Klopit për Ronaldon: S’mund të them se jam i lumtur!

Trajneri i Liverpulit së pari tha se ishte i habitur që CR7 vendosi të largohej nga Juventusi. “Nuk e mendoja se do të ikte, – tha Klopi, – nuk jam tek Juventusi që ta dija. Për fat të keq, kjo ndodhi. Unë nuk mund të them se jam i lumtur që ai ka ardhur tek Mançester Junajtidi”. Më pas, gjermani theksoi se “e mendoja se Junajtidi do ta shfrytëzonte rastin dhe kështu ndodhi, shumë normale, jetojmë në një botë të lirë, dhe kushdo mund të bëjë atë që dëshiron”. Ronaldo e nisi karrierën me dy gola në “Old Traford” dhe Klopi e di se ai do ta ketë rival në garën për titull, ku janë edhe Liverpuli, edhe Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al