Kolumbia, Mina gol per vendin e pare, Senegal i eliminuar nga Fair Play

Kolumbia e nisi Boterorin me humbje dhe e mbylli fazen e pare si e para e Grupit H. Skuadra e Hoze Pekerman fitoi sfiden e fundit ne kete grup me Senegalin 1-0 ne nje ndeshje ku u pa serish nderhyrja e sistemit VAR.

Vendimtar per Kolumbine ne sfiden e zhvilluar me Samara Arena u be qendermbrojtesi i Barcelones Jerri Mina me golin e shenuar ne minuten e  74. Per t’u theksuar eshte fakti se ne pjesen e pare Senegalit iu akordua nje 11 metersh por me pas vendimi i arbitrit u anulua me ane te sistemit VAR. Ne fund ndeshja u mbyll 1-0 per Kolumbine qe u ngjit ne 6 pike, ndersa Senegali mbeti ne kuoten e 4 pikeve.

Me 4 pike e mbylli fazen e grupeve edhe Japonia qe u mund nga Polonia me golin e Bednarek, gol qe vetem sa ndihmoi Polonine te largohet nga Rusia me 3 pike pasi eliminimi ishte nje fakt i kryer. Rezultatet e ketyre dy ndeshjeve e vuri Senegalin dhe Japonine ne pozita krejtesisht te barabarta dhe keshtu hyri ne loje Fair Play dhe ne kete pike avantazhi ishte per Japonine qe kishte 4 kartona te verdhe kundrejt 6 te marra nga Senegali.

Sfidanti.al