Trajneri ad interim (i përkohshëm) i Spanjës, Fernando Hiero, ka në plan që të bëjë “spastrime” dhe si “viktima” të para të erës së re te “furia e kuqe” paralajmërohen mbrojtësi Naço, ndërkohë që portieri David de Hea do të paguajë “haraçin” për pesë golat e pësuar dhe, në vend të tij, pritet që në portë të vendoset portieri i Atletikos së Bilbaos, Kepa Arizabalaga.
Në fakt, Spanja nuk duket më si ai ekip që dikur shkelte pa mëshirë çdo kundërshtar që i dilte përpara, kështu që Hiero ka detyrën e vështirë që ta kthejë ekipin e Spanjës në skenën e madhe të futbollit.
Në një të tetën e finaleve, Spanja do të luajë me Rusinë mikpritëse që, në fillim, u konsiderua si një e papritur e këndshme, por, sidoqoftë, mbetet që të shihet se deri në çfarë mase do ta ndyshojë ekipin trajneri Hiero.
Sfidanti.al