Cili do të jetë fati i trajnerit të Gjermanisë? Joakim Lëv padyshim rrezikoi seriozisht postin pas disfatës së rëndë me Korenë e Jugut dhe eleminimit tepër shpejt nga Botërori, por sinjalet nga Federata janë të mira për të. Presidenti i DFB-së, Rajnhard Grindel, nxitoi menjëherë pas ndeshjes që të deklaronte se Lëv është i sigurt në detyrë, pavarësisht gjithçkaje. Edhe pse, padyshim i dëshpëruar, Grindel, është i ndërgjegjshëm se tradita e Federatës gjermane nuk ka qenë kurrë shkarkimi i trajnerit pas një disfate.
Kjo traditë është gati shekullore, dhe nisi me profesorin Oto Nerc, normalisht tekniku i parë i Gjermanisë që nga viti 1926. Një mësues shkolle, që u kualifikua për futbollin në Angli, pati suksese dhe dështime, por mbeti trajner për 10 vjet. Pas tij erdhi Zep Herberber, që e nisi karrierën me një dështim të madh në Botërorin 1938. Ekipi i tij u eleminua që në grup, hera e vetme që ndodhte. Gjithsesi, Herberger nuk u shkarkua, dhe vendimi doli i drejtë pasi Gjermania e tij fitoi Kupën e Botës në 1954.
Helmut Shën vijoi aty ku e la Herbergeri, dhe pati një njollë të madhe, më të madhe se kjo e Lëvit, duke mos shkuar fare në finalet e Europianit, pas barazimit 0-0 në Tiranë me Shqipërinë, në 1967. Më pas, Lëv fitoi titullin botëror në 1974, ndërsa kishte fituar Europianin në 1972.
Sfidanti.al