Mediumet anglezë shkruajnë se trajnerit të Liverpulit, Jyrgen Klop, do t’i ofrohet një kontratë e re, në bazë të së cilës ai do të qëndrojë te “të kuqtë” deri më 2024.
Ka lajme se kryesia e këtij klubi tanimë e ka marrë vendimin që ta vazhdojnë kontratën me “strategun” gjerman të futbollit, edhe nëse ai në krye të Liverpulit nuk do ta fitojë dot titullin e kampionit të Premier Ligës. Kontrata e tanishme e Klopit ka një kohëzgjatje deri më 2022, por duket si ai i ka përmbushur shpresat e kryesisë së klubit me rezultatet e mira që ka arritur, sidomos gjatë këtij sezoni.
Rreth kontratës së re nuk jepen hollësia, me përjashtim të kohëzgjatjes së saj deri në 2024.
Sfidanti.al