Klop: Patëm nevojë për këtë fitore, dhe e merituam!

U kënaq që ndodhi për herë të parë që fitoi në “Old Traford”, dhe tha se kjo fitore erdhi në kohën e duhur. Jurgen Klop ishte një njeri mjaft i lumtur dhe më shumë në paqe me vetveten pasi Liverpuli triumfoi 4-2 në fushën e Mançester Junajtidit në Premier Ligë. “Një luftë e vërtetë, – tha ai, – ndeshje mjaft e mirë, me ritëm të lartë siç duhet të jenë të gjithë derbit. Fitorja erdhi në kohën e duhur, ne kishim nevojë për të, dhe e merituam. Shënuam gola shumë të bukur me nivel të lartë, reaguam mirë pasi pësuam gol”.

Klopi u kënaq që dyshja e mbrojtjes, Filip dhe Uilliams e mori veten shpejt pasi vuajti në 15 minutat e para. “Në fillim nuk kishim shumë besim dhe gabuan me pasimet, por më pas bënë punë të madhe, – ishin fjalët e tij, – Trenti ishte në formë të shkëlqyer, mendoj se mesfusha ishte kyçe. Ne nuk e lejuam kundërshtarin të pasonte shumë tek Bruno Fernandesi, dhe ne morëm kontrollin”.

Sfidanti.al