Klop e fton Manenë të përfundojë “punët” tek Liverpuli

Edhe në Bavari e pranojnë se të kuqtë kanë ende mundësi ta mbajnë sulmuesin nga Senegali. Kjo nuk do të jetë me zor, sepse vetë trajneri Jurgen Klop nuk vepron ashtu dhe sepse Sadio Mane do të jetë lojtar i lirë në 2023. Trajneri gjerman i Liverpulit e fton 30-vjeçarin që të qendrojë në “Anfild” dhe të ndihmojë ekipin për të fituar Premier Ligën dhe Championsin sezonin e ardhshëm. Të kuqtë ishin shumë pranë dy trofeve, por e humbën Premierin për 1 pikë, ndërsa nuk patën aspak fat përballë Realit në Ligën e Kampionëve. “Qendroj që të fitojmë bashkë atë që nuk fituam këtë sezon, – mësohet të kenë qenë fjalët e Klopit, – bëhu hero me Liverpulin dhe na jep një finale të madhe”. Bajerni e kërkon Manenë dhe nuk do të shpenzonte shumë për të, jo më shumë se 40 milionë euro për kartonin dhe 12 milionë euro për rrogën.

Sfidanti.al