Mesfushori i Belgjikës dhe i Mançester Sitit është një nga të fundit njerëz të futbollit që ankohet për konkurrimin më të fundit të krijuar nga UEFA. Flitet për Ligën e Kombeve, të cilën Kevin De Brujne e vlerëson si “të parëndësishme”. Futbollisti më i mirë i sezonit në Premier Ligë ankohet se në 12 muaj atij i takon që të bëjë pushime diçka më shumë se 3 javë, ndërsa deri tani ka luajtur 49 ndeshje për ekipin e klubit dhe për kombëtaren. Belgjika do të nisë Ligën e Kombeve në 3 qershor, dhe do të luajë 4 ndeshje në 11 ditë!
Sfidanti.al