Një kompliment për homologun e tij, gardianin e Zvicrës, një kompliment po ashtu për skuadrën e tij, Spanjën, dhe një shpalosje e klasit në sjellje. Kështu përmblidhet deklarata e portierit spanjoll, Unai Simon, që deklaroi se ai nuk e meriton të quhet lojtari i ndeshjes (Zvicër-Spanjë), por këtë çmim dhe vlerësim duhet ta marrë kolegu i tij zviceran, Jan Zomer. “Ai bëri pritje të mëdha gjatë lojës, – u shpreh Simoni, – nëse ai nuk do të kishte qenë në portë, ndeshja nuk do të kishte shkuar tek penalltitë, pra unë nuk do t’i kisha bërë 2 pritjet e mia”. Simoni deklaroi se do t’i harrojë shpejt pritjet e penalltive ndaj Zvicrës, ashtu siç harroi shpejt gabimin e rëndë ndaj Kroacisë që solli golin e parë të kroatëve. “Në futboll duhet të harrosh shpejt, ndryshe gabon, – thotë portieri, – duhet të harrosh gabimet, sukseset, sepse tani kemi gjysmëfinalen”.
Sfidanti.al