Këta lojtarët e Çelsit janë si ata të Arsenalit, duken si.. manekinë!

Që Celsi u mund 1-0 nga Mançester Siti në fushën e këtij të fundit, nuk është ndonjë habi e madhe, për më tepër, duke pasur parasysh krizën e rezultateve që ka përfshirë këtë klub londinez, por tifozët e këtij të fundit nuk mund ta pranojnë asesi mënyrën sesi po luan ky ekip gjatë kohëve të fundit, sidomos, në ndeshjen kundër “qytetarëve”. Ata nuk e kërcënuan asnjëherë seriozisht portën e Sitit, për më tepër, e kaluan shumë rrallë mesin e fushës. “Çeta” e Antonio Kontes ia la pothujase plotësisht lojën kundërshtarit (71,1 – 28.9 për qind!), duke e goditur portën e Edersonit vetën tri herë (vetëm një herë kuadratin) gjatë të gjithë ndeshjes!

Kjo lloj mënyre loje shkaktoi revoltë te komentatori sportiv, Geri Nevil, që e krahasoi Celsin me Arsenalin që u mund thellë 3-0 dy herë brenda më pak se një jave nga Mançester Siti.

“Ajo që unë thashë, javën e kaluar, për Arsenalin, vlen edhe për lojtarët e Celsit, shikoni sesi luajnë, ata vetëm se ecin nëpër fushë, si të ishin manekinë. Ky, më të vërtetë, është një turp i madh! Kjo është e papranushme”, vuri në dukje ish-futbollisti i njohur anglez.

Sfidanti.al