Pas eliminimit ne Champions, PSG kontakton Konten

Eliminimi nga Liga e Kampioneve do t’i kushtoje trajnerit te Paris Sen Zhermen, Unai Emeri. Sipas te perditshmes franceze ‘L’Equipe’, drejtuesit e klubit transalpin, te zhgenjyer nga rezultati pasi shpenzuan 400 milione Euro ne merkaton e transferimeve, eshte vene ne levizje per gjetjen e trajnerit te ri dhe kandidati kryesor per t’u ulur ne stolin e transalpineve eshte Antonio Konte.

Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, Paris Sen Zhermen ka hyre ne kontakte me vellain e Kontes per te pare nese ekzistojne mundesite qe ai te vije ne kryeqytetin francez. Konte ka me Çelsin nje kontrate deri ne vitin 2019, por italiani pritet te largohet, me Abramoviç qe do te kerkoje ta zevendesoje italianin me Poçetinon e Totenhemit.

Kjo histori ndikon edhe te perfaqesuesja italiane, pasi nese Konte zgjedh te marre drejtimin e PSG, atehere me gare per pankinen e Te Kalterve duke u bazuar edhe te fjalet e Kostakurtes do te mbeten Roberto Mançini dhe Luixhi Di Biaxho.

Sfidanti.al