Ne Belgjike kane shperthyer polemikat per shkak te reperit Damso. Ketij te fundit iu ngarkua detyra qe te krijoje himnin e perfaqesueses belge per Boterorin e Rusise, nje zgjedhje qe u kundershtua nga shoqata feministe Keshilli i Femrave te Belgjikes. Anetaret e ketij keshilli e konsiderojne Damson si nje seksist. ‘Tekstet e kengeve te tij shprehin perçmim dhe dhune verbale ndaj femrave-ishte denoncimi i bere nga kjo shoqate qe nisi edhe nje fushate ne rrjetet sociale me sloganin: Seksizmi eshte ne pozicion jashte loje.
Ne nje leter te derguar sponsoreve te kombetarrles belge, anetaret e kesaj shoqate shkruanin se eshte e papranuehme qe nje personazh si Damso i njohur per perdorimin e gjuhes seksiste ne tekstet e kengeve te tij, te beje himnin zyrtar te Belgjikes.
Ky reagim nuk e ka lene indiferente Federaten Belge te Futbollit qe vendosi te rishohe edhe njehere vendimin e saj per t’i dhene Damsos te drejten e krijimit te himnit te kombetares pasi te kete studiuar me pare edhe tekstet e kengeve te tij.
Nderkaq ka reaguar edhe vete Damso nepermjet nje postimi ne Twitter. ‘Te flasesh per seksin nuk do te thote se je seksist. Me pelqen femra me te gjitha format e saj. Eshte pjese e jetes sime. Por edhe seksualitei eshte.-shkruan Damso ne Twitter.
Sfidanti.al