Lionel Mesi është vetëm një hap larg “Këpucës së artë” të pestë historike, ndërsa duket mjaft e vështirë që dikush tjetër ta arrijë atë. Mesi me golin e tij kundër Realit shënoi golin e tij të 33-të në këtë sezon, ndërkohë që Mohamed Salahu ka shënuar 31 gola. Por, duke pasur parasysh se Mesi ka ende tri ndeshje për të zhvilluar në La Ligë, kurse Salahu vetëm një, atëherë, del se është gati e pamundur që futbollisti egjiptian të shënojë ndonjë tregolësh kundër Brajtonit, kurse Mesi të mos shënojë asnjë gol kundër Vilarealit, Levantes dhe Realit Sosiedadit.
Sidoqoftë, nuk duhen harruar as Çiro Imobile, megjithëse ai është i dëmtuar, Robert Levandovski dhe Hari Kejn që, në fakt, janë shumë mbrapa Mesit.
Leo Mesi ka rastin që të bëhet futbollisti i parë në histori me pesë “Këpucë të arta”, ndërkohë që, deri tani, ai e ka fituar atë gjatë sezoneve 2009/10, 2011/12, 2012/13, 2016/17.
Sfidanti.al