Ai dëshiron të jetë në një ekip me Xhek Grilishin, me të cilin ishte në kombëtaren e Anglisë. Harri Kejn, po ashtu, do të gjente tek Mançester Siti edhe Fil Fodenin, si dhe Xhon Stounsin e Kajl Uolkerin. Një pesëshe e Anglisë mund të ishte në formacion për Pep Guardiolën, plus elementët e tjerë të shkëlqyer. Ky është plani i trajnerit katalanas dhe Harri Kejn duhet të bëjë pjesën e tij që ky plan të realizohet, madje që të hënën. Në fillim të javës, kapiteni i Anglisë do të rinisë stërvitjen me Totenhemin dhe pritet t’i thotë trajnerit Nunjo Gomezh dhe presidenti Daniel Levi synimin për të kaluar tek Siti. Shifra është thënë, rreth 160 milionë paundë stërlina, që sheikët do të ishin gati t’i paguanin. Këtyre do të duhej t’u shtoheshin edhe 100 milionë paundë për Grilishin. i ka Siti vërtet kaq shumë para në gjendje sot?
Sfidanti.al