Verderi mori 13 milionë euro për Rashicën, mbajti 15% të kartonit!

Sulmuesi shqiptar i Kosovës do të jetë këtë sezon në Premier Ligë me Noruiçin, dhe klubi anglez bëri një akord fitimprurës dypalësh me Verderin e Bremenit. Gjermanët morën 9.2 milionë euro në dorë për Milot Rashicën, ndërsa në bazë të klauzolave, do të marrin edhe rreth 3.8 milionë euro të tjera. Nuk mbaron këtu, sepse për 25-vjeçarin, Verderi mbajti edhe 15 për qind, dhe shpresa është që Rashica ta tregojë veten dhe arrijë një nivel transferimi në Angli deri në 40 milionë euro. Kjo do të thoshte se klubi nga Bremeni do të merrte rreth 6 milionë euro të tjera. Shqiptari i Kosovës ishte i lidhur në të kaluarën edhe me Milanin apo Lajpcigun.

Sfidanti.al