Kejlor Navasi apo Livakoviçi? Kush do ta zëvendësojë Nojerin tek Bajerni?!

Dëmtimi i kapitenit krijoi në telash dhe një alarm të madh. Në Mynih duhet të gjejnë një zëvendësues sepse Manuel Nojeri do të vonojë të kthehet në fushë, ndërsa kanë nisur të krijohen plane dhe të studiohen alternativa. Mundësia e parë për trajnerin Nagelsman, dhe drejtorin sportiv Salihamixhiç, është kthimi i Aleksander Nubelit nga Monako. Kjo duket e vështirë, ndaj edhe mund të synohet Kejlor Navasi dhe Dominik Livakoviçi. Kroati mund të merret për ndoshta 10-15 milionë euro, ndërsa për Navasin vështirë që PSG do ta lejonte të shkonte tek Bajerni në prag të duelit të tyre në Champions.

Sfidanti.al