Paraqitjet e shkëlqyera me Lajpcigun në Champions dhe në Bundesligë sikur nuk ishin mjaft. Mbrojtësi i Kroacisë, Joshko Gvardiol, u bë heroi i ri i rolit të tij në Kupën e Botës në Katar. Në moshën 20-vjeçare ai është “shefi” i repartit difensiv të ekipit ballkanas, një lojtar thuajse i pakalueshëm. Tashmë, ai përgatitet për t’u ndeshur me Argjentinën e Mesit, ndërsa në Europë ka nisur gara për shërbimet e tij. Nga Anglia njoftojnë se Mançester Junajtidi, Çelsi dhe Mançester Siti po bëjnë gati ofertat e tyre, ndërsa Erik Ten Hagi mund të mbetet me “gisht në gojë”. Përse? Sepse ka bërë një ofertë vetëm … 82 milionë paundë stërlina që do të thotë rreth 100 milionë euro!
Sfidanti.al