Dëmtimi i Brojës është shqetësues, Milani mendon për Zijeçin!

U desh një moment i malkuar në miqësoren ndaj Aston Vilës dhe për sulmuesin kuqezi gjithçka mori fund, të paktën për disa kohë. Armando Broja pësoi një dëmtim që duket serioz ndërsa ishte në radhët e Çelsit, dhe trajneri Graham Poter pohoi se parashikimi nuk duket aspak i mirë. Jo vetëm që 21-vjeçari mund të mungojë për mjaft kohë, e kjo mund t’i prishë punë në aspektin personal, por edhe Bluve të Londrës, por po ashtu ndryshojnë planet për të ardhmen. Po mendohej që Çelsi edhe mund ta jepte hua në janar futbollistin e kombëtares shqiptare, dhe Uest Hemi ishte kandidati kryesor. Po ashtu, Milani e mendonte për t’ia blerë kartonin, veçse lajmet janë që klubi italian po mendon tani për lojtarin tjetër të Çelsit, marokenin Hakim Zijeç.

Sfidanti.al