Rezultati i fundit nuk ishte i keq, pasi bëhej fjalë për një barazim 1-1 në “Etihad”, por gjithsesi objektivi për të mundur rivalët qytetës nuk po realizohet. Mançester Junajtidi mbetet ende “thatë” kur vjen puna për duelet ndaj Mançester Sitit edhe në kampionatin e femrave. Në 8 vjet, Siti ka fituar 8 trofe, nërsa Junajtidi asgjë dhe mund t’i shkojë tallja që Sër Aleks Fergusoni i bënte “Qytetarëve” për meshkuj, “fqinjët e zhurmshëm”. Në “Etihad” ishin plot 44 259 spektatorë, thuajse 100 për qind i kapacitetit dhe “djallushet e kuqe” shënuan të parat me Lea Galtonin, por Lora Kumbs barazoi. Në fund, Junajtidi duhej ta kishte merituar penalltinë, por për fat të keq në kampionatin e femrave nuk ka VAR. Fitorja e parë në ligë ndaj Sitit ende nuk po vjen.
Sfidanti.al