Mos vallë Broja e ka mbyllur këtë sezon në Angli dhe me kombëtaren?!

Me gjasë është një dëmtim i ligamentit kryq të gjurit, një nga lëndimet më serioze të një futbollisti profesionist. Kjo duket se i ka ndodhur Armando Brojës në miqësoren Çelsi-Aston Vila në Abu Dabi, dhe vetë trajneri Graham Poter pohoi se “me çfarë u pa, ka ndodhur diçka aspak e pëlqyeshme”. Tekniku i bluve shtoi se do të pritet përfundimi i vizitës mjekësore me gjasë në Londër, por reagimi i Brojës nuk la shumë vend për dyshim. “Deili Meil” shkruan se nëse vërtetohet dyshimi për dëmtim në ligamentin kryq të gjurit, atëherë sulmuesi 20-vjeçar e ka mbyllur sezonin, edhe në Premier Ligë, edhe në Champions, edhe me kombëtaren shqiptare.

Sfidanti.al