Katastrofë e Ançelotit, tifozët e Napolit qajnë Mauricio Sarrin

“Na u tha se ishim skuadër provinciale, dhe se tani po kthemi në ndërkombëtare, se kishim trajner Sarrin që nuk kishte fituar asgjë, ndërsa tani kemi Ançelotin që ka fituar gjithçka, por pas javës së tretë po e kuptojmë se çfarë kemi humbur”. Ky ishte një koment “shoqëror” (medemek në rrjetet sociale) nga një tifoz i Napolit, pas humbjes 0-3 në fushën e Sampdorias në Serinë A.

Kritikat dhe ironia për Ançelotin dhe presidentin De Laurentis ishin vërtet të shumta. Tifozët sulmuan zëvendësimet e shumta të trajnerit, u tallën me të duke i vënë një vetull të tretë në ballë (në foto), u tallën me lojtarët duke u thënë se ishin ende në gjumë, ndërsa bënë krahasimin mes “Ferrarit” të Sarrit dhe “FIAT”-it të Ançelotit. Një statistikë u veçua: Kajehon e nisi nga stoli pas 107 ndeshjesh, epoka e Sarrit vërtet mori fund”.

Sfidanti.al