Zemërgjerësia e një kapiteni, tifozët ngrenë lart Leo Mesin

Ishte minuta e fundit në “Kamp Nou” dhe Barcelonës iu akordua një 11-metërsh. Penalltisti numër 1 dihej, si gjithnjë Lionel Mesi, i cili mund të shënonte tregolëshin e tij të 31-të në karrierë në La Liga. Po ashtu, të shkëputej i vetëm në krye të listës së shënuesve me 5 rrjeta ndaj 4 të Benzemasë së Realit.

Gjithsesi, si pak të tjerë, kapiteni mori topin dhe ia dorëzoi Luis Suarezit, shokut të tij të ekipit, atij që e kishte fituar atë penallti. Sulmuesi uruguajan nuk gaboi për 8-2, duke arritur në kuotën e 2 golave këtë edicion. Mbi 72 000 tifozët në stadium, por edhe miliona të tjerë që e ndoqën ndeshjen nga ekrani, vlerësuan lart zemërgjerësinë e Mesit.

Shumë pak lojtarë të tjerë do ta kishin bërë këtë gjë. Nejmar apo Kristiano Ronaldo as nuk mund të imagjinohej të hapnin rrugë, por kjo e bën Mesin edhe më të veçantë sesa e bën talenti i tij i pamasë. Kjo e bën Barcelonën më të fortë, më të rrezikshme në garën për tituj këtë sezon. Katalanasit janë në vend të parë me 9 pikë, po aq sa Reali, por me golaverazh më të mirë.

Sa për Mesin, ai ka 387 gola në 421 ndeshje në La Liga në karrierë, dhe i ka shënuar 37 skuadrave, një rekord spanjoll.

Sfidanti.al