Dalic sulmon Ronaldon: Eshte egoist, nuk do ta doja ne ekipin tim

‘Kristiano Ronaldo eshte egoist dhe une nuk do te doja ta kisha ne dispozicionin tim asnjehere-ky eshte sulmi i trajnerit te Kroacise Zlatko Dalic kur mesoi per mungesen e yllit portugez te Juventusit ne ndeshjen miqesore qe Portugalia do te luaje me nenkampionet e Botes.

Dalic e beri komentin e tij ne Montekarlo ku u dorezua edhe Cmimi i Lojtarit me te mire qe e fitoi Luka Modric, nderkohe qe Ronaldo mungoi edhe ne kete ceremoni.

‘Kur flasim per Ronaldon, flasim per nje nga ata futbolliste qe mendojne vetem per te shenuar gol dhe nuk ka rendesi mese skuadra humbet-vijoi Dalic-kurse Modric eshte nje njeri i shkelqyer qe eshte gjithnje i gatshem per te ndihmuar te tjeret duke nisur nga shoket e tij te skuadres’.

Sfidanti.al