Paradoks i vërtetë në Torino, që mund të shpjegohet ose duke thënë se duan që ta largojnë, ose me atë që ende janë në duel për të siguruar kushtet që do klubi. E tillë gjendja e Paulo Dibalës me Juventusin, ndërsa “Zonja e Vjetër” shpenzoi gati 100 milionë euro në janar (95 saktësisht) për përforcime, më shumë se kushdo në Europë e në Botë, jo vetëm në Itali. Vlahoviç e Zakaria janë goditjet (plus Gatin), porse nga ana tjetër nuk po flitet aspak për rinovimin e Dibalës. Edhe pse, klubi do të ketë mundësi financiare sepse nuk do të paguajë 70 për qind të rrogës së madhe të Ramsejt (400 000 euro në javë), po ashtu as rrogat e Kulushevskit e Betankurit që shkuan tek Totenhemi. Në Itali shkruajnë se Juvja nuk do t’i japë Dibalës kontratë 4-vjeçare me rrogë 8 milionë euro në sezon, plus 2 milionë me shpërblime, por ndoshta 3-vjeçare me rrogë 7 milionë. A do të pranojë kapiteni argjentinas?
Sfidanti.al