Histori me nerva të shkatërruara, që tregojnë sesi mund të jetë jetë ndonjëherë. Gruaja e Erik Abidalit, Hajet Abidal (që ka nisur procesin e divorcit me të shoqin) flet pas shumë muajsh për ngjarjet që sollën në rrahjen e futbollistes së Paris SG, Heira Hamraui. Ajo u dyshua si porositëse e agresionit që dy burra të maskuar bënë ndaj ish-lojtares së Barcelonës, por intervista për “Lë Parizienin” nuk ka të bëjë edhe aq me këtë, sesa me vetë Hamrauin. “Unë i hapa dyert e shtëpisë kur ishte tek Barcelona, – thotë Hajeti, – e mbështeta në ndeshjet e saj, por fëmijët e mi e kuptuan dhe më thanë se ajo është diabolike. Unë nuk kam të bëj fare me rrahjen e saj. Sa për martesën time, ajo ka kaluar shumë probleme për të cilat nuk dua të flas, por mund të them se Hamraui nuk ishte tradhëtia e parë. Më bënë për idiote, ndërsa Eriku nuk më ka kërkuar falje”.
Sfidanti.al