Juvja pretendon ndaj Sampit, por mungesat quhen Bonuçi, Di Maria, Pogba, Kieza, Kaio Zhorge!

Nuk po flasim për Sheznin sepse Perin po e mbron portën shumë mirë, por gjithsesi trajneri Alegri ka probleme me ekipin. Vetëm javën e kaluar në listën e dëmtimeve u shtua Angel Di Maria, më i miri në fushë në fitoren e parë të kampionatit, por tashmë është ndalur edhe Bonuçi. Qendërmbrojtësi mund të zëvendësohet nga Rugani, por Alegri shpreson që ta ketë deri të hënën. Të mos harrojmë se Juventusit i mungojnë edhe Pogba, Kieza dhe Kaio Zhorge, që të gjithë lojtarë të rëndësishëm, edhe pse tekniku ka në dispozicion mjaft alternativa.

Formacioni i mundshëm: Perin, Danilo, Rugani, Bremer, Aleks Sandro, Zakaria, Lokateli, Mekkeni, Kuadrado, Vlahoviç, Kostiç.

Sfidanti.al