Kejn kalon dy herë Agueron, Totenhemi pretendon majën falë tij!

Një nga sulmuesit më të mirë të botës nuk mund të rrijë larg majave të renditjeve të profilit të tij. Kështu edhe Harri Kejn që shënoi golin e fitores për Totenhemin ndaj Uolvesit, në një ndeshje të dobët të të besuarve të Antonio Kontes, por që i nxorri në krye të renditjes së Premier Ligës, të paktën derisa pa luajtur Arsenali e më pas Mançester Siti. Me 7 pikë në 3 ndeshje, “gjelat” e Londrës duken shumë më bindës sesa vjet, aq më shumë që ndalesën e vetme, barazim 2-2, e patën në fushën e Çelsit. Përtej dobësive të lojës së ekipit të Kontes, vlen të theksohet Kejni.

Kapiteni i Anglisë ka tani 185 gola në Premier Ligë, duke kaluar dy herë Sergio Agueron. Ai është në vend të katërt të renditjes së së gjitha kohëve në Premier Ligë (në krye, Alan Shirer me 260), ndërsa la pas Agueron edhe si lojtari me më shumë gola për një ekip të vetëm në Premier që nga viti 1992. Rekordi i të gjitha kohëve për elitën angleze mbahet nga Diksi Din, ish-sulmuesi legjendar i Evertonit në vitet 1925-1937, i cili ka shënuar 310 gola për blutë e Liverpulit. Rekordi i tij është edhe më i madh sesa ai i Shirerit, që vlen pas vitit 1992. Gjithsesi, përpara Dinit janë Xhimi Grivs me 357 gola dhe Stiv Blumer me 314.

Sfidanti.al