Championsi është larg dhe dëmi ekonomik e sportiv pritet të jetë i madh. Juventusit iu hoqën 10 pikët nga renditja e Serisë A, dhe pritet që klubi të mos marrë dot të ardhura financiare që ishin parashikuar. Flitet për rreth 80 milionë euro, ndërsa gjoba e vendosur nga Disiplina është vetëm 700 000 euro. Jo vetëm kaq, por mungesa e Championsit dhe dëmtimi i buxhetit, do të thotë se ka lojtarë që mund të sakrifikohen si Di Maria, Vlahoviç apo Kieza.
Sfidanti.al