Ksavi: Mesi do të vendosë javën që vjen nëse vjen tek Barça

Në Spanjë po përgatiten për ndeshjet e fundit të kampionatit, me shumicën e verdikteve që janë qartësuar. Barcelona e ka fituar prej kohësh titullin, ndërsa dihen 4 ekipet që do të jenë në Champions e dy në Ligën e Europës, ndërsa ajo që pritet me shumë interes është vendimi i Lionel Mesit për të ardhmen. Legjenda e futbollit largohet nga Paris SG, dhe ka tre mundësi, njëra në Arabinë Saudite, një në SHBA dhe tjetra për t’u kthyer në “Kamp Nou”. Trajneri katalanas, Ksavi Hernandez, thotë se Mesi do të vendosë javën që vjen.

Sfidanti.al