Ylli i Totenhemit mbetet dëshira numër 1 e Mançester Junajtidit, ndërsa ka edhe klube të tjerë që e duan. Gjithsesi, kur Reali i Madridit të thërret mund të jetë momenti për të vendosur. Duket se Harri Kejni do të tundohet nga lajmet që vijnë nga Spanja se Karlo Ançeloti kërkon nga presidenti Florentino Perez që të ketë prioritet marrjen e kapitenit të Anglisë. Kjo, sepse ende nuk dihet saktë se çfarë do të ndodhë me Karim Benzemanë, ndërsa Reali ka nevojë për një qendërsulmues tipik, një numër 9, pasi as Vinisius dhe as Rodrigo nuk kanë profil të tillë. Mos vallë, Reali do t’ia marrë Erik Ten Hagut “margaritarin” që kërkon?!
Sfidanti.al