Nuk ka më bukur sesa një fillim sezoni, por kjo vlen sidomos në këtë ekip. Kishte më shumë se një dekadë që tifozët e Juventusit nuk shikonin një nivel të tillë të skuadrës së zemrës. Pavarësisht 7 titujve kampionë radhazi në Serinë A dhe triumfeve në Kupën e Italisë, ëndrra e madhe mbetet Championsi, e mbiquajtur “kupa me veshë”, të cilën juventinët dështuan dy herë ta fitonin në finale.
Gjithsesi, kjo verë pati një ndryshim me të vërtetë dramatik. Nga Spanja erdhi Topi i Artë i vitit 2017, Kristiano Ronaldo, një nga dy yjet më të mëdhenj të botës, bashkë me Lionel Mesin. Braktisja e Realit u bë vetëm e vetëm për të vazhduar triumfet. Nga Milani u rikthyer Leonardo Bonuçi, pjesëtar i treshes së famshme të mbrojtjes, “BBC”.
Pavarërisht largimit të ish-kapitenit Bufon, formacioni i trajnerit Masimiliano Alegri duket i kompletuar, me nga dy lojtarë për rol. Në portë, Shezni e Perin, në mbrojtje titullarë të tillë si Kielini, Bonuçi, Aleks Sandro apo Kanselo, duke pasur zëvendësuesit e duhur. Në mesfushë, Pjaniç, Matyidi dhe Emre Xhan, ndërsa sulmi i ëndrrave është me Ronaldon, Dibalën e Dagllas Kostën, dhe me alternativa si Manxhukiç, Kuadrado apo Bernardeski.
Sezoni ende nuk ka filluar, por tifozët kanë shumë shpresë se Juventusi do të dijë të dominojë jo vetëm në Itali, por edhe të fitojë Championsin për herë të tretë në histori, dhe për herë të parë pas 23 viteve.
Sfidanti.al