Përfaqësuesja e Anglisë, gjysmëfinaliste e Kupës së fundit të Botës Rusi-2018, do të fillojë shumë shpejt bisaedimet me trajnerin Garet Sauthgejt për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.Sauthgejti ka akoma edhe dy vite nga kontrata aktuale, ndërkohë që me atë të renë ai do të marrë një pagë edhe më të madhe.
Media angleze shkruan se ish-mbrojtësit të Aston Vilës (Sauthgejtit) do t’i besohet projekti i rinimit dhe i rifreskimit të përfaqësueses “ishullore” që ajo të jetë gati për Botërorin e vitit 2022 të Katarit.
Ish-trajneri i përfaqësueses së të rinjve të Anglisë (Sauthgejti) e mori me shumë skepticizëm detyrën e trajnerit kryesor të kombëtares angleze që para tij e kishte mbajtur Roj Hoxhson, por, megjithatë, ai i kapërceu pritshmëritë dhe ekipi i tij zhvilloi një cikël kualifikues mjaft të mirë, ndërsa mori pjesë me dinjitet edhe në Botërorin e Rusisë.
Në bazë të kontratës së re, Sauthgrejti do të marrë pesë milionë euro në vit, gjë që do ta bëjë atë një nga trajnerët më të paguar në Evropë.