Një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave në botë, Rozhe Federer, thotë se ai do të marrë pjesë në turne, deri sa atë ta lejojë familja e tij. Ky tenist zviceran që aktualisht është raketa nr.2 në botë, në janar fitoi titullin e 20-të Grand Slam, ndërkohë që atij i mungojnë vetëm dy trofe që ai të arrijë shifrën 100 të trofeve të fituara gjatë karrierës së tij të pasur. Mbas pak ditësh, Federeri do të mbushë 37 vjeç, kështu që, herë pas here, ai e përmend mundësinë e “pensionimit” të tij.
Federeri e pranon se fundi po afron, por se vendimi varet nga familja e tij: “Faktori kryesor në marrjen e vendimit në fjalëështë gjendja ime fizike. Unë, vazhdimisht, bisedoj me bashkëshortën time për familjen tonë, nëse fëmijtë janë të kënaqur, kur udhëtojnë më neve. Tani për tani, ky nuk është problem, gjë qëështë shumë e rëndësishme. Nga ata varen edhe sukseset e mia”, tha Federeri, duke shtuar se për çdo vendim të rëndësishëm ai pyet bashkëshorten e tij, Mirka.
Sfidanti.al