Juventusi “harron” Pogbanë, fiton me lojë të bukur ndaj Lazios së Hysaj-t titullar

Juventusi dhe Lazio u përplasën në ndeshjen e parë të javës së katërt të Serie A ku skuadra bardhezi regjistriu suksesin e tretë sezonal 3-1 por përtej suksesit, ajo që ra në sy ishte loja e bardhezinjve.

Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Massimiliano Allegrit kryesisht në mesfushë ku i riu Miretti bëri diferencën ndërsa në krahun tjetër, Elseid Hysaj titullar në “Juventus Stadium” vuajti shumë në krahun e majtë të mbrojtjes edhe pse nuk i faturohen gabime të mëdha në lojën e tij. 10 pikë për bardhezinjtë nga Torino të cilët i japin një leksion futbolli ish-trajnerit të tyre Maurizio Sarri por konfirmohen edhe një skuadër titulli këtë sezon ku numërojnë 10 pikë dhe asnjë humbje.

Sfidanti.al