Nuk ka rëndësi nëse quhesh Lionel apo Thiago, mbiemri Messi mbetet përherë i siksesshëm. Djali më i madh i argjentinasit, i cili aktivizohet tek të rinjtë e Inter Miami, është një nga lojtarët lider të ekipit U-12 edhe pse sapo ka mbushur 10 vjeç. Ai ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të sukseseve të njëpasnjëshme të skuadrës së të rinjve.
Në miqësoren me Weston FC ai realizoi një gol spektakolar dhe ishte një lider i vërtetë në fushën e lojës. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e projektit “Barça Escola”, skuadër ku stërviteshin fëmijët e grupmoshave 6-8 vjeç. A do të ndjekë gjurmët e të atit? Historia tregon se është shumë e vështirë por asnjëherë në të tilla raste nuk ka ligje përjashtimi.
Sfidanti.al