Ish-talenti anglez i Southampton, Ben Cull ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare pas një beteje të gjatë 6-vjeçare me sëmundjen e rëndë të kancerit. Pasi u diagonstikua kur ishte vetëm 17 vjeç ai nisi menjëherë luftën por i riu i rritur në akademinë e Southampton nuk arriti të mbijetonte pasi sëmundja i ishte kthyer sërish kohët e fundit.
Muajt e fundit kur edhe mjekët nuk i kishin dhënë më shpresë, ai i propozoi për martesë të fejuarës Daisy Morrison, e cila i qëndroi pranë deri në momentet e fundit të jetës. Cull numëronte edhe 2 ndeshje me të rinjtë e Kombëtares së Anglisë, ndërsa në vitin 2015 ishte bërë pjesë e Southampton U-18.
Sfidanti.al