Cristiano Ronaldo çon Juventusin në gjyq

Cristiano Ronaldo ka vendosur të ndjekë veprimet ligjore kundër Juventusit për pagat e papaguara.  E përditshmja “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ylli portugez, i cili kaloi tre vjet në Torino po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro neto që iu premtuan nga klubi kur pranoi të shtynte pagat gjatë muajve të parë të pandemisë COVID-19.

Këto paga të shtyra janë pjesë e ‘manovrave të pagave’ tashmë famëkeqe të Juventusit, të cilat janë objekt i çështjes ligjore të njohur si Prisma. Ky hap është një telash më shumë për Juventusin që u përjashtua nga kupat europiane dhe u dënua me heqje pikësh për fshehjen e të dhënave financiare dhe plusvalencat fiktive.

 

Sfidanti.al