Disfata në Lisbonë nuk ishte një katastrofë si rezultat, sepse ishte vetëm 3-4, por pasojat ishin të rënda. Juventusi jo vetëm që u eliminua nga Championsi, por është në rrezik të madh që të mos shkojë as në Ligën e Europës, gjë që do të ishte më shumë një turpërim sesa një dështim financiar. Analiza është e qartë dhe nuk ka nevojë për t’u lodhur shumë. “Zonja e Vjetër” është në luftë për vendin e tretë me Makabin e Haifës, dhe do të duhet që të fitojë në Torino herën tjetër ndaj Paris SG, sepse ndryshe Makabi kualifikohet nëse fiton vetë dhe italianët nuk e bëjnë, ose nëse barazon dhe Juvja mundet. I vetmi fat i mirë për ekipin e Alegrit është që ka golaverazh më të mirë sesa izraelitët, -3 ndaj -9!
Sfidanti.al