Tomas Myleri bëri shaka me Robert Levandovskin, duke deklaruar në distancë (me një video në rrjetet sociale) se “erdhëm ne”, pra për të lajmëruar mbërritjen e Bajernit në Katalonjë, por vendasit e kanë mendjen diku tjetër. E qartë që Barcelona duhet të fitojë ndeshjen e saj ndaj bavarezëve për të pasur sado pak shpresë për kualifikim në Champions, por ajo që do të ndodhë në orën 18:45 në “San Siro” të Milanos mundet që ta bëjë gjithçka të pavlerë. Nëse Interi fiton ndaj Plzenit, katalanasit zbresin në Ligën e Europës, pavarësisht nga rezultati kundër gjermanëve. Trajneri Ksavi thotë se ekipi i tij duhet të përqëndrohet tek Bajerni, ndërsa shpreh besimin tek futbollistët e tij. Nga ana tjetër, mediat katalanase si “Sport” apo “El Mundo Deportivo” titullojnë thjesht që “ëndërrojmë”!
Sfidanti.al