Ka dy ekipe të cilëve Halandi nuk u shënoi dot, Liverpuli dhe Dortmundi

Gjigandi norvegjez ishte titullar në kthimin e tij në “Signal Iduna Park”, duke qenë për herë të parë si kundërshtar në ish-shtëpinë e tij. Erling Halandi, megjithatë nuk ishte një “mik i respektuar” përpara Dortmundit dhe “Murit të Verdhë” sepse nuk mundi të shënonte në 45’ që Pep Guardiola e la në fushë. Ai u kontrollua fort nga mbrojtja e Dortmundit, dhe nuk është se e pati me qejf që pjesën e dytë e ndoqi nga stoli. Tashmë, janë dy ekipe të cilëve një lojtar me emrin “Haland” nuk u shënon dot. i pari ishte Liverpuli madje dy herë. Siti nuk mundi të fitonte në Gjermani, barazoi 0-0 ndërsa Rijad Mahrez humbi penallti.

Sfidanti.al