Pavarësisht se kanë transferuar një numër të konsiderueshëm lojtarësh këtë merkato vere, duket se kampionët francezë të PSG nuk kanë mbaruar ende me blerjet dhe pas Randal Kolo Muani, tashmë kanë bërë një ofertë të re për një tjetër talent francez.
Bëhet fjalë për anësorin e sulmit të Lyon, Bredlli Barkola, për të cilin kanë bërë një ofertë te re prej 45 milionë eurosh, si dhe 10% e shumë së transferimit të lojtarit në të ardhmen, ofertë kjo shumë më “bujare” se ajo e para prej 30 milionë eurosh. Përsa i pëket kontratës personale, mediat franceze raportojnë se akordi mes lojtarit e kampionëve të Ligue 1 është arritur që në muajin qershor dhe e vetmja gjë çka mbetet është gjetja e akordit mes 2 klubeve. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e kaluar, anësori 20-vjeçar u kthye në një protagonist të vërtetë te Lion, ku arriti të shënojë plot 7 gola e të dhurojë 10 asistime për shokët e tij të skuadrë, në 31 përballjet e zhvilluara mes kampionatit e Kupës së Francës.
sfidanti.al