Ishte i padëshiruar, tani është më i mirë se Ronaldo e Benzema bashkë!

Katalonjasit, tanimë, e kanë ndryshuar mendimin për Paulinjon që është bërë “vrastari” i ri i Barcelonës, sikurse e cilësoi atë gazeta e njohur “Mundo Deportivo”, pasi ky futbollist brazilian, 29-vjeçar, me të vërtetë, po luan shkëlqyeshëm gjatë këtij sezoni, ndërkohë që, kur ai erdhi në “Kamp Nou”, verën e kaluar, menjëherë, pasoi një ortek kritikash.

Paulinjo, me golin që shënoi në stadiumin “San Mamesh”, arriti shifrën e lartë prej 20 golash, të shënuar vetëm gjatë vitit 2017, 12 nga të cilët ky futbollist brazilian i ka shënuar me klubin e tij të mëparshëm, Guangzhu, pesë me ekipin përfaqësues dhe tre me Barcelonën, pra aq gola sa nuk kanë shënuar, gjatë këtij viti, Ronaldo dhe Benzema së bashku!

Në fakt, këta të dy lojtarë kanë shënuar shumë më pak: në Primera, Ronaldo dhe Benzema kanë shënuar gjithsej nga një gol!

Sfidanti.al