Ballkani unikal: E shpëton gjyqtarin nga rrahja, merr karton të verdhë!?

Në fushat e futbollit, anekënd Ballkanit, në shpesh raste, jemi dëshmitarë të skenave të pazakonta, por kjo që ndodhi në Kroaci, më saktë, në ligën e saj të tretë futbollisitike, në ndeshjen mes Zagorit dhe Zadarit, ua kalon të gjithave. Sikurse bëjnë të ditur mediumet kroatë, po luhej një ndeshje e raundit të 10-të të kësaj lige në Uneshiç, ku, në min. e 63-të, gjyqtari dha një penallti në favor të Zadarit mbas një faulli në zonën e rreptësisë, duke shkaktuar pakënaqësinë e madhe të lojtarëve vendas të Zagorit që e rrethuan gjyqtarin dhe dikush filloi që ta godiste në fytyrë.

Atëkohë, nga stoli i rezervave erdhi me vrap një lojtar i Zadarit, konkretisht, Zhelimir Terkesh, që u fut midis rrëmujës së krijuar dhe e shpëtoi gjyqtarin nga rrahja. Por, gjyqtari, kur gjendja u qetësua disi, i tregoi Terkeshit kartonin e verdhë!

“Përse mua, unë të shpëtova?”, e pyeti i habitur Terkeshi gjyqtarin që u përgjigj: “Më vjen keq, rregullat janë rregulla!”.

Sfidanti.al