Të dielën në orën 15:00 do të luhet derbi I parë I Mançesterit në Premier Ligë dhe dy ish-miq do të përballen tashmë si “armiq”. Do të jenë kundërshtarë Pep Guardiola I Sitit dhe Erik Ten Hagu I Junajtidit. Dy burrat kanë punuar së bashku tek Bajerni, me katalanasit si trajner kryesor dhe me holandezin si ndihmësin e tij numër 1. Vetë Ten Hagu thotë se “diskutimi për taktikat me Pepin tek Bajerni ishte sikur të kishe fituar llotarinë, pasi mësova shumë prej tij”. Gjithsesi, këtë bagazh të marrë nga Guardiola, tekniku I “djajve të kuq” do ta përdorë për t’i bërë atij “gropën”. Natyrisht, Siti është favorit si kampion në fuqi dhe sepse luan në fushën e vet, por nuk mund të nënvleftësohet ky Mançester Junajtid I Erik Ten Hagut.
Sfidanti.al