Halandi dashka të shkojë “lule më lule”, ikën nga Siti për 2-3 vjet!

Nuk dihet se cili mund të jetë destinacioni i radhës, por planifikon një turne europian. Erling Halandi do të jetë si “globtrotersat”, pra si ekipi i famshëm i Harlemave të basketbollit në SHBA, që kërkon spektaklin dhe turizmin bashkë me sportin. Babai i sulmuesit norvegjez, Alfi, thotë se djali i tij mund të qendrojë tek Mançester Siti edhe 2.5 vjet, pra deri në fund të sezonit 2025-2026. Kjo sepse, Halandi i ri ka dëshirë të provojë të gjitha ligat e forta të kontinentit derisa t’i vijë koha për të mbyllur karrierën. Pasi luajti në Norvegji, pastaj në Austri me Salcburgun e në Bundesligën gjermane me Dortmundin, 21-vjeçari po heq merakun e Premier Ligës, e më pas mund të provojë La Ligën e Spanjës (Real apo Barça?), Serinë A e ndoshta Ligën e Parë të Francës.

Sfidanti.al